Nuk mund të dilni pa autorizim, por ky është moti pranveror për nesër
Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti do të jetë i kthjellët përgjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë territorin.

Edhe për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira fare të pakta kalimtare.

TEMPERATURAT:

Nesër (e enjte, dt. 09), temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 20 °C
në vendet e ulëta: 7 / 21 °C
në vendet malore: 1 / 15 °C

ERA:

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 08) dhe nesër (e enjte, dt. 09), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shtuar më 08/04/2020, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori