Nuk morën pagën e "luftës", punonjësit e fasonerisë dalin në protestë
Duket se jo të gjithë e kanë marrë pagën e "luftës". Ditën e sotme një grup punonjësish të një fasonerie në periferi të qytetit të Durresit kanë dalë në protestë.

Punonjësit ndjehen të përccarë pasi grupi i protestuesve është kërcënuar indirekt me pushim nga puna.

Ndërmarrja ka 86 punonjës dhe këtë pagë s’e ka përfituar asnjë.

Ata deklaruan se kanë një gjendje të rëndë ekonomike dhe në këtë situatë ndihen të braktisur edhe nga shteti edhe nga punëdhënësi. Shumë prej tyre nuk kanë lekë për ushqim dhe rrezikojnë të nxirren jashtë nga banesat me qira.

Shtuar më 24/04/2020, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori