“Nuk më ndalon dot njeri”, ish-nënkryetarja e Bashkisë sfidon Veliajn
Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti është pushuar nga puna pasi ka marrë pjesë në protestën e opozitës.

Por këtë ajo ka pasur një koment ku ka treguar se ndihet krenare që protestoi kundër qeverisë, skamjes dhe zbrazjes së vendit.

“Jam krenare qe kam përfaqësuar PDIU si Nënkryetare e Bashkisë Tirane, ne këto muaj.

Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijëra shqiptareve qe protestuan kundër qeverise, skamjes , zbrazjes se vendit nga rinia dhe gjithçka tjetër qe rendon çdo dite e me shume jetën e qytetareve. Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madhështore si shprehja me e mire e qytetarisë për te reaguar dhe mos u nënshtruar”, ka përfunduar ajo.

Kryebashkiaki Veliaj shkarkoi nga puna edhe drejtorin e tregjeve, Sokol Hysën, që po ashtu ishte në protestë si përfaqësues i PDIU-së. /albeu.co,/
Shtuar më 18/02/2019, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori