Largohen me një “Golf 5” ngjyrë blu, “Shqiponjat” në kërkim të dy autorëve të plagosjes në Pogradec

Forcat “shqiponja” janë vënë në kërkim të dy autorëve të plagosjes së shtetasit Johan Muçllari në Pogradec.

Muçllari u plagos me plumb në këmbë dhe aktualisht po trajtohet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur drejtori i policisë së qarkut, Gjovalin Loka i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes që zanafillën e ka në një atentat të ndodhur dy vite më parë.

Sipas burimeve të Fax Neës në vendngjarje deri më tani është gjetur cvetëm një gëzhojë ndërsa bëhet me dije se autorët janë larguar me një automjet tip “golf 5” ngjyrë blu./albeu.com