Nuk lejohet grumbullimi me më shumë se 10 veta, Komiteti i Ekspertëve i jep dritën jeshile Kuvendit
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të lejojë mbledhjen e
Kuvendit gjatë ditës së enjte duke respektuar protokollet e vendosura nga ekspertët.
Duke marrë parasysh rëndësinë e
Kuvendit, në kalimin e ligjeve apo vendimmarrje të tjera që nuk mund të bëhen online,
Komiteti ka vendosur që të lejojë
seancën e të
enjtes, e cila do të mbahet nën zbatimin e rreptë të masave anticovid.
Në
seancën e të
enjtes është parashikuar një interpelancë me kreun e qeverisë Edi Rama, e cila është thërritur nga ana e deputetit të opozitës Ralf Gjoni, lidhur me situatën e Covid 19 në Shqipëri, dhe për mënyrën si po menaxhohet ajo nga ana e autoriteteve.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 13:29