Nuk kishte vizë për në Itali, turku tenton të korruptojë policin në Durrës
Policia e Durrësit ka njoftuar se ka vënë në pranga shtetasin turk Mursel Dagli 32-vjeç pasi ka tentuar të korruptojë policinë kufitare duke i futur në brendësi të pashaportës 100 Euro.

Kjo gjë për shkak se i mungonte viza për të kaluar në shtetin Italian.

DAGLI, më datë 11.07.2017, pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pashaportës shumën prej 100 €.

Shtetasi i mësipërm nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin Italian. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës është e vendosur të luftojë korrupsionin dhe nuk bëhet palë me të.

Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 244 dhe 297 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2017, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori