Nuk kishte COVID-19! Një vit më parë nga sëmundje të ndryshme vdiqën mbi 21 mijë shqiptarë
Sëmundjet e zemrës dhe tumoret ishin shkaqet kryesore të vdekjeve të shqiptarëve për kategorinë e sëmundjeve për vitin 2019, zbuluan të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave publikuar ditën e sotme.

Për vitin që lamë pas Shqipëria regjistroi 21.937 vdekje, një numër ky 0.6 për qind më i lartë nga viti paraardhës. Kjo shifër përkthehet në 768, 6 të vdekur për çdo 100 mijë banorë.

Shkaqet natyrale mbajnë peshën kryesore të vdekjeve (94,1%), pasuar nga aksidentet (2,4%), shkaqet e panjohura (1.9%) dhe vetëvrasjet (1.0%).

Me fokus në shkaqet shëndetësore, problemet me aparatin e qarkullimit të gjakut morën kryesisht jetën e shqiptarëve në masën 53.4% ose thënë ndryshe në një qytet me 100 mijë banorë, 410 prej tyre vdesin për këtë shkak.

“Brenda grup-sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 29,4 %, “sëmundjeve të enëve të trurit” me 28,9 % dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 23,9 %,” raportoi INSTAT.

Shtuar më 22/05/2020, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori