"Nuk kemi alternativë tjetër përveç rrugës evropiane", Zaev: Të sigurt në identitetin maqedonas
sigurtidentitetin maqedonas do t’i lëvizim gjërat, porositi kryeministri Zoran Zaevi në publikimin në Fejsbuk, pasi dje Sofja e bllokoi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e konferencës së par ndërqeveritare.

Sipas Zaevit, Qeveria vepron në mënyrë racionale dhe pa konflikte që të arrijë deri në zgjidhje sepse, siç thekson, kjo është mënyra evropiane dhe maqedonase.

“Nuk kemi alternativë tjetër përveç rrugës evropiane. Qeveria vepron në mënyrë racionale, pa konflikte të arrijmë deri në zgjidhje. Kjo është mënyra evropiane. Kjo është mënyra maqedonase. Dua që i gjithë populli ynë të dijë se ka mundësi dhe ekzistojnë gjasa për sukses, në këtë rast duke i mbrojtur të gjitha interesat tona, Të sigurtidentitetin maqedonas do t’i lëvizim gjërat”, ka shkruar Zaevi në FB.
Shtuar më 18/11/2020, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori