Nuk kanë fund aksidentet, makina përplas për vdekje këmbësorin në Pogradec
E diela e sotme ka nisur dhe po mbyllet me aksidente të rënda, kjo edhe për shkak të motit të keq.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen edhe në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Autori i ngjarjes është larguar nga vendngjarja dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar më 24/01/2021, ora 22:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori