Vjen goditja tjetër për gjyqtarët që po lirojnë Dritan Dajtin
Nuk mbarojnë problemet për gjyqtarët pas vendimit për të pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit dhe e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm.

Prokuroria për Krime të Rënda do të bëjë verifikimin e pasurisë për tre gjyqtarët, që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit dhe e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm.

Mësohet se organi i akuzës u ka nisur shkresa zyrtare institucioneve shtetërore dhe bankave për të mësuar për pasurinë e tyre. Kështu, në “sitë” do të kalojnë pasuritë e gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj.

Sipas Akuzës, dyshohet se vendimi në favor të Dajtit është dhënë kundrejt përfitimeve, për të cilat Prokuroria po heton. Kujtojmë se më datë 14 shkurt, me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Policia ushtroi kontroll në banesat e gjyqtarëve. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e gjyqtarëve Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, nuk është gjendur asnjë provë komprometuese.

Ndërsa në banesën e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë është gjendur një sasi prej 17 mijë eurosh, dhe një krehër pistoletë me 6 fishekë. Dritan Dajti ishte dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve 10 vite më parë.

Teksa ky vendim u la në fuqi për sa i përket fajësisë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendos të pranojë gjykimin e shkurtuar, gjë që i “dhuroi” Dajtit ulje të dënimit.
Shtuar më 27/02/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori