Nuk ka paqe! Ana dhe Fatjoni përballen me tone të larta në studion e Për'puthen
Pas kërkesës së saj që prej javës së shkuar, Ana është përballur me
Fatjonin për t’i thënë gjithçka që nuk ka mundur t’i thotë gjatë gjithë
kësaj kohe.
Të ulur përballë njëri-tjetrit ata diskutuan me
tone të larta për ftohjen e raportit mes tyre. Ana lexoi gjithçka që kishte shkruar për të gjatë
kësaj kohe, që nuk kishte mundur të fliste me
Fatjonin dhe ato momente që ajo mendonte se ‘ai i kishte hyrë në hak’.
Ana u shpreh se
Fatjoni nuk i dha kohë që të ndryshonte, sa i përket pjesës së përkëdhelisë, pavarësisht se ajo i kishte premtuar se do e bënte këtë gjë, duke u hedhur në krahët e Melisës.
Fatjoni tha se vlerësimin për të nuk e ka mohuar kurrë dhe se u zhgënjye prej saj për shkak se ajo u afrua e ngacmua më shumë seç duhet me djemtë e tjerë. Ai pretendoi se raportet me Anën u ftohen, pasi ajo gati sa nuk u puth në buzë gjatë një takimi që pati disa javë më parë me Beartin.
Më pas Ana u shpreh se ai i ka dhënë këshilla, ndërkohë që ka qenë
Fatjoni vetë që ka bërë të njëjtën gjë si ajo me vajzat e tjera. Në fund të përballjes Ana tha se nuk ka asgjë me Melisën, por me
Fatjonin dhe se atij i ka prerë vetëm biletë vajtjeje.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 20:08