Nuk ka nevojë për struktura tjera pos atyre legale dhe legjitime, thonë liderët kosovarë (video)
Albeu.com
“Kosova do të ketë forcën e saj të sigurisë dhe do të mbrohet në mënyrë institucionale” tha sot kryeministri Agim Çeku, duke komentuar paraqitjen e disa personave të maskuar me uniformë të AKSH-së.


Ai tha se shfaqja e individëve të tillë nuk është mesazh i mirë për Kosovën.
“U bëj thirrje qytetarëve që të mështesin organet e sigurisë sepse kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur Kosovën dhe paqen e stabilitetin” tha Çeku.

Ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Kuçi, pas publikimit të pamjeve të pjesëtarëve të armatosur të “Armatës Kombëtare Shqiptare” (AKSH) përmes një kumtese për opinion deklaroi se situata e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është "e ndjeshme" dhe kjo për shkak të faktorëve të ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm.
"Sidoqoftë, në Kosovë ekzistojnë strukturat legale dhe legjitime të sigurisë, të cilat angazhohet me përkushtim për të mbrojtur sigurinë publike, jetën dhe pronën e qytetarëve të Kosovës. Duhet të jetë e qartë se Kosova ka mbi shtatë mijë policë të Shërbimit Policor të Kosovës, ka Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe ka trupat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO, si edhe Policinë e UNMIK-ut" thuhet nëe deklaraten e Kuçit.
Pas publikimit të pamjeve të pjesëtarëve të armatosur të “Armatës Kombëtare Shqiptare”, unë dua të mbështes deklaratat e Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Çeku se Kosova nuk ka nevojë për struktura të tjera, pos atyre legale dhe legjitime. Sidoqoftë, ritheksoj se zhvillimet e fundit rreth procesit të pavarësisë së Kosovës mund të nxisin tensione të ndryshme. Prandaj, apelojmë te qytetarët e Kosovës që të mbajnë qetësinë, maturinë dhe pjekurinë për rëndësinë e stabilitetit të vendit në këtë fazë të procesit për pavarësimin e Kosovës" thotë ministri Kuçi. rtk
Shtuar më 04/10/2007, ora 16:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori