Nuk ka më justifikime! Rama i prerë: Aplikoni për leje dalje ose gjobë!
Nuk ka më falje! Kryeministri Rama informon qytetarët se nuk do të kenë më asnjë problem për të aplikuar në portalin e-Albania.

Rama shkruan se nga sot mund të aplikojnë pa probleme për lejen 1 orëshe të daljes për nevojat e tyre familjare.

Por nga ana tjetër, Rama paralajmëron se nuk do të ketë më asnjë tolerim ndaj tyre dhe çdo shkelje do të ndëshkohet.

"Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!" shkruan Rama.
Shtuar më 31/03/2020, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori