Drogë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, sekuestrohen 126 kg kanabis në Igumenicë

126 kilogramë dhe 380 gram kanabis janë sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës.

Mediet greke bëjnë me dije se droga ishte nisur nga Shqiëria në drejtim të Greqisë.

Një person ka rënë në prangat e policisë greke, por ende nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare ose jo.

Droga ishte e ndarë 89 pako dhe ishte e futur në pjesën e pasme të makinës, ashtu siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga policia helene.

Sipas autoriteteve çmimi i drogës se sekuestruar arrin një vlerë rreth 316 mijë euro.

Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, pasi dyshohet se janë dy shqiptarë që e kanë transportuar lëndën narkotike./albeu.com/


Shtuar 12.02.2023 11:35