Nuk ka mbaruar ende Doktoratën, kandidati Selmani tregon arsyen
Artur Selmani, kandidat për Kryeprokuror të Përkohshëm, tha në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve se prej vitit 1995 është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

I pyetur nga deputetja e Ps-së Vasilika Hysi se si ishte e mundur që nuk kishe përfunduar ende studimet për doktoratën ai u përgjigj duke thënë se kushtet nuk e kanë lejuar të mbarojë studimet.

"Kushtet e vështira nuk më kanë lejuarpërfundoj studimet, por që tashmë kam zgjedhur ti përfundoj në një fakultet tjetër. Reforma në Drejtësi do të ndryshojë mëndësinë e vjetër. Prokurorët kanë ende reflekse të kohës së vjetër", tha Selmani. /albeu.com/


Shtuar më 13/12/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori