Pushtimi rus i Ukrainës, janë vrarë të paktën 90 fëmijë

Dhjetra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pothuajse tre javë më parë.

Mësohet se gjithsej 90 kanë vdekur, sipas prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr,” tha ai.

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë.