"Nuk ka kaos në Shqipëri, opozita po i fryn zjarrit", Rama përsëri në mediat italiane
Pas intervistës në “RaiNeës” dhe në “La Repubblica”, kryeministri Edi Rama është prononcuar edhe në një mediat tjetër italaine.

Bëhet fjalë për gazetën prestigjoze Il Fatto Quotidiano” me gazetarin Giancarlo Padovani.

Rama ka folur në lidhje me situatën politike në vend ku ka mohuar zërat për një kaos politik.

Pjesë nga intervista:

Z. Rama, çfarë po ndodh në Shqiperi?

Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistesh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandeshkueshmeri. Nuk mjaftoi me kaq pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe me te forte ne zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjeter.

Cili është qëndrimi juaj dhe i qeverisë suaj lidhur me vendimin e opozitës për të lënë mandatet parlamentare?

E kanë bërë të gjithë për të bllokuar Reformën në Drejtësi që nisëm së bashku me BE dhe SHBA, por që nuk kanë për të na ndalur dot. Tashmë është në rrugë një revolucion i vërtetë kundër sistemit të vjetër e të korruptuar të drejtësisë, nën mbikëqyrjen e miqve evropianë e amerikanë. Do të kemi një prokurori speciale të antikorrupsionit të funksionarëve të lartë, në bazë të ligjit të reformës së miratuar. Më shumë se 50 gjyqtarë e magjistratë të lidhur me afera e të korruptuar, falë Vetingut janë nxjerrë jashtë radhëve të sistemit e shumë të tjerë janë në radhë për t’iu nënshtruar. Të gjithë nën sytë e një skuadre ekspertësh ndërkombëtarë. Si të mos ketë lëvizje të forta nga pjesë të pushtetit të vjetër kundër kësaj qeverie.

Pse opozita ju akuzon për korrupsion?

Çfarë mund të bëjnë tjetër përballë vështirësisë në të cilën ndodhen? Njerëzit nuk i ndjekin dhe frika e drejtësisë i persekuton.

Si është e mundur që shumë kryebashkiakë të partisë socialiste, partisë suaj, janë pasur probleme me drejtësinë?

Kjo nuk është e vërtetë. Ne qeverisim gati tre të katërtat e Shqipërisë në nivel bashkiak dhe ka qenë vetëm një bashkiak dhe që hequr në bazë të ligjit të ri të dekriminalizimit, një lloj “Severini”, por edhe më i fortë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të flas në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi politikë por ajo që i kanë bërë vendit këto javët e fundit, duke shpalosur dhunën ndaj institucioneve është e pafalshme.

Kthehemi te kryebashkiakët. Kush nga ata që rezulton akoma nën hetim nga ana e akuzës do të rikandidohet në zgjedhjet e qershorit?

Sot asnjë nga bashkiakët tanë nuk është nën hetim. E shihni se si gënjeshtrat bëjnë xhiron e botës?

Sa ndiheni përgjegjës që dy nga ish-ministrat tuaj të Brendshëm janë hetuar?

I pari është akuzuar mbi bazën e bisedimeve mes dy trafikantëve në një proces gjyqësor në Catania. Por edhe pse ai sulm mbante erë unë kërkova largimin e tij nga grupi parlamentar dhe nga gjithë roli dhe angazhimi i tij në parti. Ndërkohë, për vëllanë e ministrit, kishte një dënim në Itali të shumë kohëve më parë, i pakryer, sepse shteti italian nuk kishte kërkuar ekstradimin.
Shtuar më 24/02/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori