Tirana-Partizani, dalin çmimet e biletave për derbin

Java e 15 e Superiores rezervon të mërkurën në mbrëmje një nga ndeshjet më të zjarrrta të futbollit shqiptar, derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

Sfida do të luhet në orën 20:00 në stadiumin tonë kombëtar në Tiranë.

Pritshmëria për të parë një ndeshje të bukur dhe emocionuese mbetet e lartë sikurse kanë qënë gjithnjë këto duele, sidomos gjatë viteve të fundit.

Shpesh dueli Tirana-Partizani i është përafruar edhe ndeshjeve të kombëtares për nga pjesmarrja dhe adrenalina, kjo edhe për faktin se është rritur gjithnjë e më tepër edhe numri i grave e vajzave  në këtë duel të madh tradicional të kryeqytetit.

Cmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të reja, më pas 1 mije leke të reja, 2 mijë leke të reja, 4 mijë leke të reja dhe 5 mijë leke të reja ( Tribuna VIP).

Biletat shiten ne stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania”.


Shtuar 20.12.2022 22:00