"Nuk ka datë të saktë për liberalizimin e vizave, kriteret po plotësohen"
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka thënë se nuk ka datë specifike për liberalizim të vizave mirëpo është duke u punuar vazhdimisht në këtë drejtim.

Në një intervistë për Televizion Publik, Ahmetaj ka thënë se liberalizimi i vizave është vullnet i shteteve anëtare të BE-së.

“Çështja e liberalizimit është e një rëndësie të veçantë, ne asnjëherë nuk jemi ndalur duke tentuar të gjejmë formën që ma shpejt të plotësohen kriteret. Liberalizimi nuk varet plotësisht nga ne është vullnet i shteteve anëtare të BE-se”, ka thënë Ahmetaj, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, është pa maturi të flitet për data të sakta.

“Nga kriteret që na janë ndarë nuk besojë se do dalin kritere tjera. Nga informatat që kam e di që institucionet tona janë të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, besoj se shumë shpejt do plotësohen të gjitha kriteret dhe PE të jap dritën e gjelbër për kosovarët”./Albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori