Nuk justifikon 2 milionë USD, padi kryekomunarit të Bërzhitës
Pëlqej
Kryetari i komunës Bërzhitë, Genc Drita i arrestuar nga policia është kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive për deklarim të rremë të pasurisë në shumën 2 milionë USD.

Sipas raportit Drita nuk ka justifikuar një pasuri prej 1.5 milionë USD dhe një pasuri prej 150 mijë eurosh.

“Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme për veprën penale ‘fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë’, të parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal, ndaj subjektit të deklarimit të interesave privatë Genc Drita, me funksion kryetar i komunës Bërzhitë, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Pasurive. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori