Nuk justifikoi shtëpinë 140 mijë euroshe, shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses
Gjykatësi i Kushtetueses Fatmir Hoxha është rrëzuar edhe nga KPA.

Ai kishte ankimuar vendimin e KPK, por KPA e ka gjykuar atë si të saktë.

Hoxha u rrëzua nga sita e vetingut më 10 maj 2018, por tashmë edhe pas ankimimit të tij, KPA e ka larguar përfundimisht nga drejtësia.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më herët vendosi që të shkarkojë me shumicë votash anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Ky i fundit, sipas KPK-së, nuk justifikon blerjen e një apartamenti në Tiranë në vlerën e 140 mijë eurove.
Shtuar më 25/09/2018, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori