Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda
KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit të KrimeveRënda, Dhurata Haveri.

Vetë Haveri nuk ishte e pranishme në seancën e ditws sw sotme.

Sipas raportit të komisionit, Haveri prej 1991-2014 ka një bilanc negative të pajustifikuar në vlerën e 8.8 milion lekë. Ndërsa po ashtu një hua e marrë prej saj tek një i afërm në Shkodër në vlerën e 5 milion lekëve nuk u provua me dokumente.

KPK në hetimin e kryer për Haverin zbuloi se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i saj noter, nuk korrespondonin me dokumentacionet e marra në institucionet tatimore të vendit. Më 27 shtator ora 9:30 KPk do të shpallë vendimin nëse do të shkarkojë apo lejoj Haverin të vazhdoj karrierën në sistemin e drejtësisë.
Shtuar më 27/09/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori