PS miraton nen për nen pr.ligjin për kanabisin edhe te “Shëndetësia”, të enjten votohet dhe në Kuvend

Pas Komisionit të Ligjeve dhe Ekonomisë, sot ishte radha e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë që miratoi projektligjin për kultivimin e kanabisit.

Me një shpejtësi të madhe, mes vapës, debatit për dosjen e inceneratorëve dhe debateve politike, socialistët po nxitojnë për ta miratuar ditën e enjte në seancën plenare këtë projektligj që legalizon kanabisin për arsye mjekësore.

Debatet te Shëndetësia nuk munguan. Qëndrimi i opozitës ishte i qartë kundër, shumica e mbrojti duke e kaluar.