"Nuk janë korrekte", KQZ kërkesë Kuvendit për mandatet e djegura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit që të bëjë specifikimet për vakancat e lëna nga djegia e mandateve të opozitës.

Kjo lëvizje nga KQZ vjen për të marrë më tepër shpjegime mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet.

Në njoftimin që kishte marrë nga Kuvendi mungonin dy elementë thelbësore: deklarimi i përfundimit të mandatit për deputetin e dorëhequr si dhe shpallja e vakancës. Për këto dy elementë KQZ ka preferuar që t’ja kthejë edhe njëherë topin Kuvendit, duke i kërkuar shpjegime përse nuk ka ndjekur praktikën e derimëtanishme."

Kështu, kandidatët në listat e partive opozitare do të duhet të deklarojnë edhe një herë tjetër mospranimin e mandatit pasi ky t’u jetë kaluar nga KQZ. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori