“Rusia po planifikon një ofensivë të re masive”, Ministri i Mbrojtjes bën paralajmërimin e frkishëm për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Rezniko, tha sot se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe.

Ai paralajmëroi se ofennsiva e re masive mund të fillojë më 24 shkurt, shkruan BBC.

Oleksii Reznikov tha se Moska ka grumbulluar mijëra trupa dhe se mund të “bëjë një hap ” për të shënuar përvjetorin e pushtimit fillestar që nisi vitin e kaluar.

Sulmi do të shënonte gjithashtu sipas tij, Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë më 23 shkurt.

Reznikov tha se Moska kishte mobilizuar rreth 500,000 trupa për ofensivën.

Në shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të përgjithshëm të rreth 300,000 trupave të rekrutuar, të cilat tha se ishin të nevojshme për të siguruar “integritetin territorial” të vendit.

Por Reznikov sugjeroi se shifra e vërtetë e rekrutuar dhe e vendosur në Ukrainë mund të jetë shumë më e lartë.

Pavarësisht disa luftimeve të rënda në rajonin lindor të Donbasit, lufta ka hyrë në një ngërç në muajt e fundit që kur Ukraina rimori qytetin jugor të Khersonit.

Me përjashtim të pushtimit rus të qytetit Soledar, asnjëra palë nuk ka bërë përparime të mëdha territoriale.
Por Reznikov tha se komandantët e Ukrainës do të përpiqen të “stabilizojnë frontin dhe të përgatiten për një kundërofensivë” përpara përparimit të përfolur rus./albeu.com/ 


Shtuar 1.02.2023 22:26