Nuk i’u binden urdhërit, Policia nxjerr me forcë në qiell të hapur 9 familje
Pasojat e termetit të 26 nëntorit po ndjehen çdo ditë nga qytetarët që kanë humbur banesat e tyre. Këto ankesa vijnë në lidhje me trajtimin e tyre kryesisht në lidhje me bonusin e qerasë.

Rasti i mbrëmjes së sotme është shënuar në qytetin e Lezhes ku 9 familje rome dhe egjiptiane ne Lezhe po e kalojnë natën jashtë, pasi palestra e gjimnazit “Hydajet Lezha” ku qëndronin të strehuar që pas termetit të 26 nentorit.

Pasi nuk ju binden urdhërit për të liruar palestren, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët të cilët kundërshtuan vendimin.

Banoret thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi janë të diskriminuar për shkak të ngjyres.

Në mbeshtetje të tyre ishte dhe sekretarja e degës së Partise Demokratike në Lezhe Alfrida Marku, e cila e konsideroi të patolerueshme situatën e krijuar dhe kerkoi strehim të menjëhershëm të këtyre familjeve.
Shtuar më 18/02/2020, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori