Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari kapet me mall në makinë
Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur me mbi 14 kg marijuanë në kufi.

Mësohet se droga u kap në Kostur.

Një automjet që vinte nga kufiri gjelbër nuk iu bind policisë greke, shtoi shpejtësinë dhe me pas u braktis nga drejtuesi, i cili tentoi të largohej me vrap, por u kap pak çaste më vonë.

Behet fjale për një shqiptar, 26 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet.

Ne mjetin e tij u gjeten dhe sekuestruan 14 pako me 14 kg e 180 gram marijuane, 1 celular, 200 euro dhe 1210 lekë shqiptare.
Shtuar më 17/01/2020, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori