U gjet i mbytur në lum, misteri i vdekjes së efektivit në Shkodër
Ditën e djeshme në Shkodër u gjet i vdekur një efektiv policie i cili ishte mbytur në ujërat e Lumit Kir.

52-vjeçari, babi i 7 fëmijëve po shkonte në punë, kur është gjetur më pas i vdekur pranë Zallit të Kirit në Shkodër.

Familjarët dhe miqtë e tij ngrejnë dyshime pasi nuk e kuptojnë se çfarë kërkonte 52-vjeçari në këtë zonë.

Por një pistë tjetër është edhe vdekja natyrale pasi sipas analizave dhe ekspertizës mjeko ligjore të bërë pas vdekjes së 52-vjecarit, raportohet se shkak i vdekjes është bërë ataku kardiak.

Sipas dëshmive edhe të familjarëve të viktimës, Shkalla prej disa kohësh vuante prej problemeve shëndetësore, por grupi i ekspertizës një kampion të gjakut të 52 vjeçarit e kanë dërguar në laboratorin kriminalisitik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme.

52 vjeçari Dede Shkalla, humbi jetën një ditë më parë rreth orës 14:00, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna zyrtare për ngjarjen. /albeu.com/


Shtuar më 04/05/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori