Nuk ishte problematik, viktima në Elbasan është djali i punonjësit të burgut të Peqinit
Detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në fshatin PërparimPeqinit.

Sipas burimeve, viktima 23-vjeçar, Andi Zylyfi është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit, por ende nuk bëhet me dije emri.

Ata janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, duke lënë të vdekur Zylyfin dhe të plagosur rëndë të riun tjetër.

Viktima nuk njihet si njeri problematik në zonë, ndërkohë që jetonte prej kohësh jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale. Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shtuar më 13/12/2019, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori