Nuk ishte bojë, Garda thotë se Rama u sulmua me solucion kimik (FOTO LAJM)

Pëlqej
Garda e Republikës, si institucioni përgjegjës për ruajtjen e personaliteteve të larta ka bërë padi për Edi Palokën pasi spërkati kryeministrin Rama me një përmbajtje në dukje si bojë.

Sipas Gardës, lënda që u spërkat Rama nuk ishte thjesht bojë për solucion kimik i parapërgatitur.

Deklaratë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.
Shtuar më 14/02/2019, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori