Nuk ia "vari" vajza që donte, 20-vjeçari i dhunon babain
Policia bën me dije se ka arrestuar një të ri i cili akuzohet se ka përndjekur një vajzë të re e më pas ka dhunuar edhe babain e saj.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari">20-vjeçari Sokol Kurti, banues në Krujë. Ai ka përndjekur me anë të telefonit 18-vjeçaren A.Q..

Më pas, për motive të dobëta ka goditur me grushte babain e saj, 52 vjeçarin A.Q., banues në Krujë.

Ndërkaq, vijon hetimi i çështjes për të zbuluar marrëdhënien mes dy të rinjve dhe shkaqet që kanë çuar në konfrontimin e djalit me babanë e vajzës. /albeu.com/


Shtuar më 05/07/2017, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori