Nuk ia hodhën dot policisë, kapen dy shqiptarët e rrezikshëm në tren
Dy shqiptarë janë kapur mëngjesin e djeshëm në Brenner, ndërsa thuhet se ata kishin ardhur me tren nga Mynihu i Gjermanisë në Bolonja.

Sapo janë pikasur nga polica ata janë mundur që të shpëtojnë duke u shtirur sikur po flenë gjumë por më pas policia i ka kapur dhe ka vërejtur se të dy kishin precedent penale të mëparshme.

Njëri prej tyre u zbulua se ishte i përfshirë në trafik droge si dhe i përfshirë në një rrjet prostitucioni. Ndërsa i dyti, një 31-vjeçar, që mbante disa emra u arrestua pasi kishte një urdhër ndalimi nga Gjykata e Bolonjës.

Ai kërkohej për disa krime të kryera në Itali para vitit 2013, për të cilët ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg si dhe me një gjobë 20,000 euro.

Pas njoftimit të masave të sigurisë, njëri u arrestua dhe u dërgua në burg në Bolzano, tjetri iu dorëzua policisë austriake.
Shtuar më 14/02/2020, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori