Nuk i pyeti askush, opozita në Kuvend letër ambasadorëve: Nuk e votojmë reformën!
Deputetët e opozitës së re nuk do t'a votojnë Reformën e re Zgjedhore, për shkak se janë të ofenduar se janë përjashtuar nga tavolina.

Një përfaqësi e tyre i ka dërguar letër ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, ku e quajnë fyes përjashtimin e opinioneve të tyre.

"Përjashtimi i plotë i opinioneve të larmishme të opozitës parlamentare është fyes për të gjithë.

Ne jemi të gjithë në një mendje: Një Pazar të tillë, që mund të duket si marrëveshje por që ka shkatërruar propozimet e vyera të ODIHR-it, ne nuk do ta votojmë", shkruhet në letër. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2020, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori