Nuk i ndali plumbat në lokalin plot me njerëz, kush është shqiptari i arrestuar
Policia ka vwnw nw pranga njw shqiptar 32-vjecar, i identifikuar si Vullnet Daci.

Daci ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim si autor i të shtenave me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasano.

Ai u kap në një apartament të Barit dhe u arrestua pasi akuzohet për posedimin e armëve të zjarrit, dèmtimin dhe shpèrthimet e rrèzikshme në vendet publike.

Po ashtu akuzohet si anëtar i organizatës që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Disa ditë më parë, operacioni i koduar “Kulmi” vuri në pranga 37 persona, shqiptarë e italianë që transportonin drògë.
Shtuar më 03/07/2020, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori