Nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, ndahet nga jeta ish-deputeti socialist
Është ndarë nga jeta ish-deputeti i parlamentit të parë pluralist në Shqipëri, Halil Hysenaj. Ai ka ndërruar jetë në SHBA në moshën 73-vjeçare, si pasojë e një sémundjeje të réndë.

Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, aty ku edhe kreu arsimin 7 vjeçar, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Tiranë në shkollën ekonomike për mercolog.

Në vitin 1991 zgjidhet si deputet i kuvendit të parë Pluralist në zonën e Deshnicës , Këlcyrë, i propozuar nga partia Socialiste.

Në vitin 1999 emigroi në SHBA, aty ku dha ‘frymën e fundit’, ndërsa la pas bashkëshorten dhe dy djemtë.
Shtuar më 08/10/2020, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori