Ish-deputeti
socialist, aktualisht kreu i Bashkisë së Lezhës,
Pjerin Ndreu, dha lajmin e trishtë se sot një i afërmi i tij ndërroi jetë nga
Covid.
Përmes një mesazhi në Facebook,
Ndreu që duket se ka pasur një marrëdhënie të afërt me të ndjerin, teksa shprehu pikëllimin ku tha se Mark Gjoka humbi
jetën “pas luftës së gjatë me mortajën
Covid!”.
“Kushëriri im që më ka impresionu gjithë
jetën me burrninë, besnikërinë, përkushtimin, dashamirësinë dhe gjithçka pashë te ti ! Burrë i rrallë që mishëronte më të mirën e shtepisë së madhe të “Jakajve” !
Modeli i burrit që është vështire ti ngjash!”, shkroi
Pjerin Ndreu, duke mbyllur mesazhin e ngushëllimit me fjalët: “Do na mungosh, por prehu i qetë se ke lënë vlera burri që s’do t’i harrojmë!”.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit humbën betejën me
Covid dy ish deputetë, mes të cilëve edhe Marko Bello.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 18:28