Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Nuk i japin para për drogë, 17-vjeçari kanos me thikë familjarët
Pëlqej
Një 17- vjeçar ka terrorizuar për disa minuta prindërit e tij, nën kërcënimin e thikës. Ngjarja është shënuar në qendër të qytetit të Rresheit dhe ndërhyrja në kohë e uniformave blu ka bërë të mundur parandalimin e një tragjedie.


Autor i ngjarjes është shtetasi Ardit Koka, një përdorues i lëndëve narkotike. Refuzimi i prindërve për ti dhënë atij para, ka bërë që 17 -vjeçari të rrëmbejë thikën, duke kërcënuar se do ti vriste ata. Punonjësit e policisë kanë arritur ta neutralizojnë e më pas vënë në pranga Kokën, të cilit i’u sekuestrua edhe arma e ftohtë thikë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori