"Nuk i dha pagesën prej 200 eurosh", flet shqiptari që dogji pronarin grek
Një 20-vjeçar shqiptar, ka lyer me alkool dhe më pas e ka djegur pronarin e një hoteli Nikos Halaris pasi ky i fundit i kishte 200 euro pa i dhënë. Autoritetet greke arrestuan 20-vjeçarin shqiptar me akuzën e vrasjes dhe djegies së trupit të pronarit të hotelit.

Ai tha para policisë: Unë vij dhe punoj me sezone këtu. Kam nënën dhe tre motra në shtëpi. Me punën që bëj mbaj edhe ato me para. Nuk më dha 200 eurot që duhej të më paguante prandaj ndodhi gjithçka. Shkova t’i kërkoj paratë por ai nuk m’i jepte dhe mori një shishe uiski për të më qëlluar, unë ia mora hishen dhe u përleshëm.

Më pas, sipas policisë greke, 20-vjeçari">20-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka goditur disa herë 69-vjeçarin duke e lënë pa ndjenja në zyrën e tij. Më pas ka lyer trupin me vodka duke i vënë zjarrin për të zhdukur gjurmët. Mësohet se 20-vjeçari">20-vjeçari sështë kapur edhe tri herë të tjera më parë, duke hyrë në mënyrë të paligjshme pa letra nga Kakavija në Greqi.
Shtuar më 01/12/2020, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori