Nuk i dha lekët që kërkonte, 16-vjeçari tenton të vrasë me armë zjarri babain e tij
Mëngjesin e sotëm në Kukës është parandaluar një tragjedi, pasi një djalë vetëm 16 vjeçar, ka tentuar të vrasë babanë me armë zjarri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka qënë një konflikt në familje që ka agravuar në këtë pikë, ku 16-vjeçari i ka drejtuar 40-vjeçarit Krenar Shahu armën, me qëllimin për ta vrarë.

Raportimet e para nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje ishte mos dhënia e parave nga ana e babait, gjë që ka cuar të birit të kërcënojë me armë të atin.

Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje ka arrestuar babë e bir.

Kjo, për shkak se 40-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Në shtëpi iu gjet një armë zjarri tip pushkë, 5 krehëra me 70 copë fishekë, pa leje./albeu.com/

Shtuar më 15/03/2017, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori