GJKKO dënon me burg Saimir Tahirin (VIDEO)

Jepet vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata vendosi që ta dënojë Saimir Tahirin 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë fjalës së tij kreu i trupes gjykuese u shpreh se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn e Artan Habilajn.

Po ashtu, gjykata theksoi se eshte verifikuar se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.

“Për shkak të kompleksitetit iu desh një kohë më e gjatë, gjykata vendosi pasi dëgjoi palët, lënien në fuqi të gjykatë së shkallës së parë burg për Saimir Tahirin me 3.4 vite burg” – bëri me dije GJKKO.

Më herët SPAK kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2022 17:19