Nuk funksionon më kjo mënyrë, policia zbulon si po hynin shqiptarët në Angli
Gazeta spanjolle “Euro weakly” i ka kushtuar një artikull emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Britani të Madhe në mënyrë të paligjshme duke u futur fillimisht në Spanjë.

Kjo gazetë ka shkruar se kjo gjë është kthyer në fenomen.

Dy të rinj shqiptarë të cilët kishin planifikuar të shkonin në Britani të Madhe u ndaluan në aeroportin e Almerias.

Njëri prej shqiptarëve, një i ri 24-vjeçar u ndalua nga policia kufitare më 18 qershor. Ai u ndalua pasi paraqiti një pasaportë të rreme greke.

Shqiptari tjetër me inicialet G.G, rreth 40 vjeç, u arrestua po në këtë aeroport pasi paraqiti një pasaportë sllovene, e cila kishte një sërë problemesh. Dublini ishte destinacioni i planifikuar.

Policia deklaron se shqiptarët kanë si qëllim të hyjnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe shton se kanë bashkëpunuar me organizata kriminale të specializuara në falsifikimin e dokumenteve.
Shtuar më 08/07/2019, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori