Nuk është Skënderi, ky kandidat po rivalizon më tepër Veliajn në Tiranë
Qytetarët e kanë shprehur me vonë revoltën e tyre ndaj çuarjes me detyrim në kutitë e votimit dje krahas atyre që zgjodhën që të mos shkojnë fare.

Në Tiranë është duke u shënuar rekordi i fletëve të votimitpavlefshme, ku një numër i madh personash kanë shkuar për të votuar, me gjasë të detyruar, por aty nuk kanë zgjedhur të votojnë asnjërin kandidat duke bërë shënimë apo kryqe në fletën e votimit.

Albeu.com mëson se në disa KZAZ në kryeqyteti, deri më tani 9% e votave të hedhura në kuti janë të pavlefshme duke kaluar kështu edhe numrin e votave që ka marrë kandidati rival i Veliajt.

Sipas KQZ-së, Skënderi kë marrë 5 557 vota, ndërsa Veliaj 85 104 vota nga 523 kuti të hapura.

Përllogaritet që deri më tani të jenë 8 deri në 9 mijë vota të pavlefshme.

Praktikisht, numri i qytetarëve të Tiranëë që kanë shkuar në votime dhe nuk duan Veliajn është më i madh se ai që kanë shkuar për të votuar Skënderin. Kështu, kryebashkiaku i Tiranë duhet t'i bëjë llogaritë me numrin e madhe të atyre që nuk shkuan si edhe me ata që shkuan por zgjodhën që të mos e votonin edhe pse pjesëmarrja lexohej si një votë "pro" Veliajt. /albeu.com/


Shtuar më 01/07/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori