Kush kopjoi kë? Xhensila Myrtezaji dhe këngëtarja shqiptare bëjnë “xing” me fustanin në dasmat VIP (FOTO LAJM)

Duke qenë se nusja dhe dhëndri preferuan të mbeten sekret, në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt e gjithë vëmendja u transferua te të ftuarit VIP.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj e cila shoqërohej nga vajza e saj dhe Bes Kallakut, Ajka.

Xhensila mbante veshur një fustan të markës “Zimmerman” dhe çmimi fillestar i tij është 895 dollarë.

Por dy javë më parë, një fustan të tillë e kishte veshur Keisi Tola në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

E keni ju në dorë të vendosni se cilës nga këngëtareve i shkon më shumë./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 11:42