Shok me Laert Haxhiun, kush është djali “i të forti të Pogradecit” që u arrestua sot, në 2022 plagosi Joan Muçollarin në shenjë hakmarrjeje

Shok me Laert Haxhiun, kush është djali “i të forti të Pogradecit” që u arrestua sot, në 2022 plagosi Joan Muçollarin në shenjë hakmarrjeje

Është arrestuar ditën e sotme në Janinë, 22-vjeçari Firdeus Berberi, i cili ishte shpallur në kërkim një vitë më parë nga policia, pas plagosjes së Joan Muçllarit.

Berberi është arresttuar në të njëjtën kohë me të shumëkërkuarin Laert haxhiu. Pas arrestimit ai ëhstë dërgaur në komisariatin e Janinës, dhe mbas verifikimeve të bëra mes policië greke dhe asaj shqiptare ka rezultuar se ky shtetas është i shpallur në kërkim.

Në prill të viti të kaluar Firdeus Berberi sëbashku me Greis Maxharin, qëlluan me thikë dhe pistoletë Joan Muçllarin, duke e lënë të plagosur rëndë.

menjëherë aps ngjarjes beberi u arratis, dhe prej një viti nuk kishte informacion s eku ndodhej, ndërsa ishte dhënë vendimi “Arrest me burg”.

Sherri me stë rinjve vinte pas një konflikti të hershëm mes dy familjeve në Pogradec, asaj Berberi dhe Muçllari.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit i njohur ndryshe si “Lili Rrushkës”, i cili tre vite më parë qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.

Ilir Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 2020 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.


Shtuar 24.05.2023 19:21