Nuk është ide e mirë të shesësh votën gjatë zgjedhjeve
Ambasadorja gjermane, Carola Mueller- Holtkemper bëri sërish sot apel politikës shqiptare të gjejë një zgjidhje për të zgjigjur ceshtjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Duke folur në një takim me të rinj maturantë në një gjimnaz të Tiranës, Holtkemper i porositi ata që të mos e shesin votën, duke thënë se kjo nuk është një ide e mirë.

“ Nuk ka ndodhur deri tani asgjë serioze, por nuk është shumë i kënaqshëm fakti që partitë politike nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin. Unë shpresoj që zgjidhja të vijë shpejt, sepse me siguri gjatë procesit duhet të merren vendime me shumicë të cilësuar. Në përfundim duhet të shpallet rezultati i zgjedhjeve që kërkon një anëtarësi të plotë të KQZ. Mendoj se sa më shpejt të ndodhë zgjidhja, aq më mirë është. Kohët e fundit nuk kam pasur mundësinë për negociata, por ne kemi pasur shumë diskutime deri para problemeve që ndodhën në KQZ. Ajo që rekomandoj unë, është të ndiqet shembulli i këtij komisioni të improvizuar në këtë shkollë me anëtarësi të plotë, me numër tek anëtarësh, që merr vendime të paekuivoke,” u shpreh diplomatja gjermane e cila këshilloi te rinjte te mos shesin voten./albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori