Nuk ekziston analogji midis Kosovës dhe cilitdo rajon në botë, thotë Kajdanou
Pëlqej
Albeu.com
Shefja e Zyrës amerikane në Prishtinë Tina Kajdanou, me rastin e propozimit të Serbisë që problemi i Kosovës të zgjidhet sipas modelit të Hong Kongut, ka deklaruar se nuk ekziston një analogji midis Kosovës dhe cilitdo rajon tjetër në botë.Zonja Kajdanou ka thënë për një radio lokale serbe në Kosovë, se Kosova ka rrethana të veçanta historike dhe një rrjedhë të posame të zhvillimeve dhe se në këtë mënyrë duhet vështruar. Diplomatja amerikane tha se nuk pret që procesi negociator do të vazhdojë pas 10 dhjetorit, duke theksuar se procesi nuk guxon të prolongohet, sepse nga kjo askush nuk do të kishte dobi. "Kosova gjendet në Evropë dhe çfarëdo që të ndodhë me të, do të ketë ndikim në BE dhe në stablitetin dhe sigurinë e rajonit", ka thënë Kajdanou. rtk
Shtuar më 06/11/2007, ora 23:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori