Dy ish krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, Hysni
Burgaj dhe Agron Kuliçaj, janë vënë nën
hetim në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011. Dy ish-drejtuesit po hetohen për mos bindjen ndaj urdhrit të prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e 6 mandat-arresteve të lëshuar për
arrestimin e efektivëve të Gardës së Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit, shkruan "Panorama".
Kuliçaj në cilësinë e ish-zv/drejtorit të Përgjithshëm dhe
Burgaj në cilësinë e drejtorit, zyrtarisht janë vënë nën
hetim nga prokuroria e Tiranës për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës".
Burgaj dhe Kuliçaj, i janë shënuar emrat në regjistrin e procedimeve penale, çka do të thotë se dy ish-policët e lartë janë vënë në
hetim për skandalin e refuzimit të ekzekutimit të urdhrave për
arrestimin e Ndrea Prendit dhe 5 gardistëve të tjerë, të dyshuar në atë kohë nga organi i akuzës se kishin qëlluar me armë mbi protestuesit e opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014,
ora 10:41