E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Nuk e pranuan, shqiptari i vë flakën kampit në azil (VIDEO)
Fillimisht kjo video bëri xhiron e rrjetit në Shqipëri. Aty tregohet se si një shqiptar i vë flakën kampit të azilit në Bon të Gjermanisë. Në videon e publikuar nga JOQ, thuhet se shqiptari i vuri flakën godinës për shkak se nuk i doli azili.

Tashmë lajmi po bën xhiron e rrjetit në Gjermani. Në gazetën më të madhe, BILD, ai është ndër lajmet më të lexuara dhe më të komentuara. Gazeta shkruan se në godinë jetonin 150 persona. Ata janë evakuuar, kurse shtatë prej tyre janë plagosur lehtë.

45 zjarrfikës u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll. Në godinë kishte shqiptarë, rusë, irakianë, etj. Policia tha se dy persona të rinj, 19 dhe 24 vjeç, janë arrestuar.

Në videon e publikuar në FB shihet një person teksa filmon, kurse tjetri ndez një tufë me letra dhe i hedh mbi dyshekë, rroba dhe mobilje.

“Këtë bëjnë shqiptarët në azil, kur u refuzohet aplikimi. Aty ku ka shqiptarë, ka edhe zjarr,” thuhet në video, raporton BILD.

Policia tha se videoja është pjesë e hetimeve. Të rinjtë pritet të dalin përpara gjykatës. Ata akuzohen për zjarrvënie të rëndë.
Shtuar më 06/08/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori