Nuk e la të hynte në restorant, shqiptari në Itali tenton të vrasë menaxherin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një shqiptar në Itali ka përfunduar në pranga pasi ka tentuar të vrasë me thikë menaxherin e një restoranti në Montefalko, qendër e vjetër historike.

Shqiptari ishte i dehur dhe ka tentuar të hyjë në restorant, por nuk është lejuar nga menaxheri, raportojnë mediat vendase.

Mësohet se si ka pasur me vete edhe një thikë dhe ka hyrë me forcë duke përhapur panik te klientët e tjerë. Shqiptari ka tentuar të vrasë me thikë menaxherin e restorantit.

Mirëpo, klientët kishin lajmëruar ndërkohë Policinë, e cila parandaloi vrasjen. Shqiptari, emri i të cilit nuk dihet, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. /albeu.com/




Shtuar më 11/01/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}