Identifikohet vrasësi i shqiptarit në Selanik, policia greke dyshon se mund të kthehet në Shqipëri

Policia greke ka identifikuar autorin e vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik, që gjithashtu është një shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes jashtë një karburanti, mësohet të jetë i njohur për policinë

Hetimet për zbardhjen e krimit po vijojnë, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit, pasi materialet vizuale nga kamera e sigurisë së karburantit kanë ndihmuar në identifikimin e autorit.

Në të njëjtën kohë, policia ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve, pasi si sulmuesi ashtu edhe bashkëshortja e tij, që ndodheshin në makinën që ai drejtonte, vijnë nga Shqipëria dhe ekziston frika se do të ikin në shtetin fqinj.

Bëhet e ditur se në vendin e vrasjes janë gjetur dy gëzhoja. Oficerët e EL.AS. po hetojnë si version mbizotërues se viktima dhe autori kanë pasur dallime personale apo financiare.


Shtuar 13.07.2023 23:01